zoom

Aktualitet

Foto/ Tragjedia në Greqi, çfarë ka mbetur nga mjeti ku udhëtonin 5 shqiptarët

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi dje në Greqi, ku 5 shiqptarë humbën jetën. Ngjarja ndodhi në unazën e Edessë.

Aksidenti rrugor ka ndodhur kur makina në të cilën ndodheshin pesë personat me origjinë shqiptare, të cilët sipas informacioneve ishin punëtorë sezonalë dhe po shkonin në drejtim të Skydra të Malit të Zi. Mediat greke raportojnë se për arsye ende të paqarta, mjeti ka hyrë në korsinë e gabuar dhe është përplasur kokë më kokë me një kamion.

Pas operacionit të zjarrfikësve, nga mjeti i shkatërruar u nxorën të pajetë një 55-vjeçar, një 50-vjeçar, një 19-vjeçar, një 16-vjeçar dhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Sipas informacioneve drejtuesi dhe pasagjeri para në makinë ishin 55-vjeçari dhe 50-vjeçari. Tregues i ashpërsisë së përplasjes është fakti se e vetmja pjesë e makinës që ka mbetur e paprekur ka qenë bagazhi.

Sipas mediave viktimat janë: shoferi Besim Muçaj, 55 vjeç, Ilir Daci, 50 vjeç, Ergin Peposhi, 19 vjeç, Ardit Peposhi, 16 vjeç dhe Gazment Brahaj, 47-vjeç.