zoom

Lajme

FOTO/ Partnerja e miliarderit Jeff Bezos tregon më shumë se ç’duhet…

Pas pushimeve luksoze në ishujt grekë me jahtin e tyre gjigant, Lauren Sanchez dhe partneri i saj miliarder Jeff Bezos, ishin të ftuar specialë në rreshtin e parë të spektaklit “Dolce & Gabbana Alta Sartoria 2024”, në Sardenja të Italisë dhe shfaqja e dyshes italiane mori një tjetër dimension për Lauren.

Djali i Sanchez ka ecur në pasarelë si një nga modelët kryesore të këtij eventi, ndonëse një moment i tillë nuk shpëtoi pa u publikuar as në rrjete sociale nga e ëma.

“Sa e mrekullueshme të shikosh djalin tënd”, shkroi Lauren krahas një galerie fotografish të djalit Nikko.

Kur mbërriti në aeroportin e Sardenjës, Lauren veshi një fustan elegant të shkurtër nga dyshja e famshme italiane Dolce & Gabbana, por prerja e lirshme fustanit nuk ishte zgjidhja më e mirë për një mot me erë.

Një erë e fortë ia ngriti fustanin dhe ia zbuloi të pasmet duke e vënë kështu në një moment të sikletshëm.

Ish-gazetarja reagoi me shpejtësi duke ulur fustanin me dorë. Përveç fustanit të verdhë, Sanchez mbante edhe një çantë me vlerë 2000 euro dhe këpucë me vlerë 1000 euro. /ZOOM.AL/