zoom

Bota

(FOTO) Një tërmet shkund Kretën! Banorët dalin të tmerruar në rrugë

Tërmeti i fuqishëm që u regjistrua mëngjesin e sotëm në Kretë ka shkaktuar panik te banorët.

Sipas informacioneve të para nga mediat greke fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa banorët kanë dalë në rrugë të shqetësuar.

Mësohet se tërmeti 5.8 ballë i shkallës Rihter është regjistruar në thellësi vetëm 10 km pranë zonës Arvis, 23 km në veriperëndim të qytetit Iraklios.

Lëkundjet kanë shkaktuar dëmtime në banesa. Në fotot e publikuara nga mediat greke shihet që gurët kanë zaptuar rrugën.