zoom

Bota

Tërmeti në Kretë, 1 viktimë dhe 9 të plagosur/ Shemben shtëpi, raportohet për njerëz nën rrënoja

Shënohet viktima e parë nga tërmeti i fuqishëm i rënë në zonën e Kretës. Sipas mediave greke rezultojnë 9 të lënduar.

I ndjeri është një nga tre personat e bllokuar  në kishën e Profitis Ilias. Nga ana tjetër, 9 të plagosur janë dërguar në spitale dhe qendra shëndetësore.

Tërmeti i fortë prej 5.8 Rihter në Kretë i rënë sot në mëngjes shkaktoi panik dhe frikë të banorët.

Viktima ishte një nga tre punëtorët që ishin bllokuar në kishën e Profetit Elias në Arkalochori. Sipas informacioneve të protothema.gr, kupola e kishës u shemb, si rezultat i së cilës punëtori u plagos për vdekje.

Po kështu disa shtëpi raportohen të dëmtuara, teksa flitet për njerëz nën rrënoja.