zoom

Bota

Nuk ka paqe për Kretën! Ishulli tronditet nga lëkundjet 5.3 ballë

Që prej ditës së djeshme, ishulli më i madh i Greqisë vijon të shkundet nga tërmetet e njëpasnjëshme.

Pa nisur dita është shënuar dhe lëkundja e dytë më e fuqishme.

Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter u regjistrua po në Heraklion. Ditën e djeshme Kreta u godit nga tërmeti 5.6 Rihter, që la pas 1 viktimë dhe dëme të konsiderueshme.

Ndërkohë banorët e ishullit e kaluan natën nëpër tenda e çadra për siguri.