Aplikacion
Dyshohet se vrasja ka të bëjë pikërisht me betejën mes bandave për trafikun e kokainës.
Dy persona, njëri prej të cilëve me një buqetë me lule në dorë hynë në lokal mbrëmjen e së shtunës më 22 janar duke qëlluar drejt Ergys Dashit.
Në vendngjarje, ekspertët e kriminalistikës kanë grumbulluar mbi 20 fishekë të markës Fame, tip 9×19 , sipas karakteristikave të dhëna nga hetuesit.
Gjithashtu ata konstatuan se viktima ka marrë disa të shtëna në pjesën ballore të kafkës. Fillimisht nuk dihej identiteti i të ndjerit, por pas dërgimit në Laboratorin e Kriminalistikës u konfirmua identiteti i tij dhe origjina nga Shqipëria.
Gjatë ngjarjes së rëndë u plagos edhe një vajzë e re, e identifikuar si Angie Romero, 26 vjeç. Ajo ishte ulur në një tavolinë pranë vendit ku ndodhej 34 vjeçari shqiptar.