zoom

Aktualitet

Foto/ Iu bë atentat në ishullin grek, biznesmeni shqiptar kishte shkuar për pushime me familjen

Biznesmeni Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Janinës pas një atentati të organizuar ndaj tij në ishullin Paxos.

Ai kishte shkruar në Greqi për pushime me familjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur në limanin e Lakkas dhe ishin pushuesit që dëgjuan të shtënat dhe gjetën të plagosur biznesmenin.

Ai është transportuar drejt urgjencës për ndihëm e parë e më pas drejt Igumenicës për mjekim te specializuar.

Për shkak të gjendjes mjaft të rëndë shëndetësore, Andrea Kalemi është transportuar më pas në Janinë.

Policia greke dyshon se bëhet fjalë për një atentat për larje hesapesh dhe dyshon se atentatori është një shqiptar i ardhur nga Italia.