zoom

Aktualitet

FOTO/I shtrirë mes lokalit, ky është 35-vjeçari që u vra pasditen e sotme në Don Bosco

Erion Çela, është 35-vjeçari i cili mbeti i vrarë nga atentati me armë zjarri në një lokal në zonën e “Don Boskos” më Tiranë, ndërsa 4 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Siç duket edhe nga fotoja e publikuar nga LSA, pak momente pas krimit, 35-vjeçari i vrarë ndodhet ne mes të lokalit, i shtrirë përtokë.

PO SI NDODHI KRIMI

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 16:15 minuta të së martës në një lokal në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Persona ende të paidentifikuar, të cilët lëviznin me makinë kanë hapur zjarr në drejtim të tavolinës ku ndodhej Erion Çela dhe 4 persona të tjerë.

35-vjeçari mbeti vrarë, ndërsa u plagos vëllai i tij, Blerim Çela 28 vjeç, daja i tyre Edmond Crroj 41 vjeç, Arben Dani 46 vjeç si dhe kamarieri i lokalit, Azbi selimaj 19 vjeç.

AUTORET

Deri më tani dihet se një automjet tip “Benz” ka ardhur nga zona e Spitalit të Traumës dhe është vendosur në afërsi të lokalit, më pas po nga mjeti është hapur zjarr me kallashnikov në drejtim të 5 personave.

Pas kryerjes së krimit, autorët janë larguar sërish po nga e njëjta rrugë që kanë ardhur dhe kanë humbur gjurmët mes lagjeve të Laparakës.

Po ashtu mësohet se targat e mjetit që është përdorur për të kryer atentatin, rezultonin të vjedhura rreth një muaj në parë në Tiranë.