zoom

Bota

Foto/ Historia e çiftit Salgado që rindërtuan pyllin e shkatërruar prej 1.500 hektarësh

Fotoreporteri i vlerësuar me shumë çmime Sebastião Salgado dhe gruaja e tij, arkitektja Lélia Deluiz Wanick, vendosën t’i tregojnë botës se çfarë mund të bëjë një grup i vogël njerëzish me besim në Tokën, ku jetojnë dhe me besimin si qenie njerëzore.


Ata ripyllëzuan në Aimorés, Minas Gerais, Brazil, një pyll të shkatërruar prej 1.500 hektarësh, i cili ishte shtëpi për më shumë se 500 specie bimore dhe shtazore të rrezikuara, bazuar në aftësinë e tokës për t’u rigjeneruar në kushtet e duhura.

Ata vendosën të mbjellin 2 milionë pemë në 20 vjet për të rindërtuar një pyll të shkatërruar në Brazil. Edhe jeta e egër është kthyer, rreth 172 lloje shpendësh janë kthyer, si dhe 33 lloje gjitarësh, një ekosistem i tërë i rindërtuar./ Zoom.al