zoom

Stil

FOTO/ Fero ndalon makinën dhe fal namazin në mes të rrugës

Fero, i larguar nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame, duket se e vijon misionin e tij për t’u bërë një mysliman i devotshëm.

Në “Instagram” së fundmi, ai ka postuar një foto, ku duket që ka ndaluar makinën në rrugë për të falur namazin.

“Ai që drejton në punë të mira është si ai që i kryen ato″, shkruan Fero krahas fotos.

Ky ndryshim drastik i reperit vjen pas një sërë ngjarjesh në jetën e tij private, si akuzat për dhunë në familje nga gruaja e tij dhe arrestimit nga policia.