zoom

Lajme

Foto/ Fero dhe Arbenita janë rikthyer bashkë?

Reperi Fero Fera dhe modelja Arbenita Ismajli muaj më parë i dhanë fund martesës së tyre, duke u bërë kryefjala e mediave rozë.

Para ndarjes në gjykatë Fero i kërkoi një mundësi ribashkimi publikisht Arbenitës por kjo e fundit duket se nuk pranoi të rilidhej më me të.

Por siç duket gjakrat mes tyre janë qetësuar dhe këtë e tregojnë disa postime që të dy personazhet kanë bërë në Instagram.

Ish-çifti shfaqin të dy foto në bregdet duke shijuar pushimet së bashku me vajzën e tyre, e cila duket qartë në disa foto të postuara.

Pa e konfirmuar vetë ata nuk mund të themi akoma nëse ka një rikthim të çiftit apo ata thjeshtë po kalojnë disa pushime bashkë vetëm për hir të vajzës së tyre.

Shkak i ndarjes së tyre ishte dhuna fizike dhe psikologjike që Fero ushtronte ndaj modeles, e cila ngriti një padi ndaj ish-bashkëshortit të saj.