Aplikacion
Tani, shqiptarët po shohin se do të paguajnë jo vetëm për ndërtimin e disa veprave të infrastrukturës rrugore, por edhe për mirëmbajtjen e tyre dhe për fitimet e pakontrolluara të kompanive ndërtuese.
Rasti i fundit është trau i autostradës Thumanë – Kashar. Fatura për një kalim mbi këtë segment prej 21 kilometrash është 270 lekë, ose 2.7 euro.
Por le të shohim sa paguajnë fqinjët tanë në raport me kilometrat dhe me koston e ndërtimit.
“Attiki Odos” në Athinë kushtoi 1.3 miliardë euro. Ajo është një rrugë me shumë vepra publike, mbikalime, nënkalime etj. Ka një gjatësi prej 25 kilometrash. Por për autoveturat paguhet vetëm 2.8 euro.
Fotot e mëposhtme tregojnë se për çfarë investimi bëhet fjalë.
Megjithatë, edhe pse kosto është 5 herë më shumë se Thumanë – Kashar, investitori përllogarit se do t’i marrë paratë mbrapsht bashkë me fitimim duke i taksuar makinat me vetëm 2.8 euro, sa Thumanë – Kashar që ka kushtuar 270 milionë euro.
Çmimi për rrugën e sapoinaguruar duhet të ishte më i lirë, sipas ekspertëve ekonomikë, duke llogaritur vetëm koston e ndërtimit. Thumanë – Kashar, sipas ekspertëve, është segmenti më i lehtë përsa i përket ndërtimit, pasi bëhet fjalë për një rrugë fushore, me fare pak vepra dhe me terren të qëndrueshëm. Vetëm duke e krahasuar në raportin kostot rruge/pagesë për makinë të “Attiki Odos”, në Athinë, kalimi në Thumanë – Kashar do të duhej të ishte disa herë më pak. /Zoom.al