zoom

Të gjitha

Foto/Cilët janë shqiptarët ‘e rrezikshëm’ të arratisur nga burgu në Greqi

Mediat greke kanë postuar fotot e 5 të arratisurëve nga paraburgimi i Chanias në Greqi, ndër të cilët 4 janë shqiptarë.

Sipas CretaPost, të arratisurit janë kriminelë të përfshirë në vrasje, grabitje me armë dhe trafik droge. Njëri prej tyre ishte edhe shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm, pjesë e 17 grabitësve të armatosur që bënë kërdinë në shtëpitë në Atikë.

I rrezikshëm konsiderohet edhe 34-vjeçari pakistanez, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për tre vrasje.

Sipas informacioneve pas orës dy të mëngjesit ata morën shufrën e hekurt të sigurisë së paraburgimit dhe ia dolën që të përkulnin hekurat dhe të hiqnin çimenton e murit ku po qëndronin.

Më pas ata kaluan gardhin dhe u larguan në drejtim të panjohur pa u vënë re nga punonjësit e policisë.

Tre nga pesë të dënuarit, sipas informacioneve të cretapost, janë marrë me punë që lidhen me hekurat dhe tubacionet, kjo i ka ndihmuar që të arrijnë të arratisen.

Tre shtetasit e tjerë shqiptarë janë dënuar për trafik droge.

Të arrestuarit janë:

34-vjeçari pakistanez, i dënuar me burgim të përjetshëm për tre vrasje.

43-vjeçari shqiptar,  anëtar i bandës së grabitësve të armatosur në Atikë, i dënuar me burgim të përjetshëm.

29-vjeçari shqiptar, i dënuar për trafik droge.

34-vjeçari shqiptar, i dënuar për trafik droge.

32-vjeçari shqiptar, i dënuar për grabitje.