zoom

Politikë

FOTO/Çfarë e pajtoi Edi Ramën me Dritan Lelin?

Thuajse fiks një vit më parë, Dritan Leli, kryetari i Bashkisë së Vlorës, do të refuzonte një propozim të kryeministrit Edi Rama që të linte mandatin e kryebashkiakut dhe të merrte atë të deputetit.

Kjo natyrisht që acaroi së tepërmi kryeministrin Rama, i cili nuk ishte mësuar asnjëherë të refuzohej nga ata që i kishte “rritur” vet në radhët e socialistëve, siç është edhe rasti i Lelit.

Prej atij momenti kryebashkiaku u shpall “non grata” në Partinë Socialiste, ndërsa Rama urdhëroi të tijët që të nisnin një sulm të hapur ndaj tij në çdo moment, me qëllim që ta detyronin të jepte dorëheqjen.

Vet Rama në disa shfaqje publike në Vlorë u përpoq ta nxjerrë Lelin si një kryebashkiak që nuk punon për qytetin. Madje në një rast përveshi edhe vet mëngët për të dhënë një shfaqje denoncuese ndaj Lelit, duke pastruar vet qytetin.

Një sërë protestash nisën para bashkisë, ndërsa një grup këshilltarësh lokal kërkonin thuajse çdo ditë dorëheqjen me mbledhje të sajuara dhe jo ligjore në salla e ambiente lokalesh.

Por koha bën që çdo gjë të harrehet dhe tashmë një vit pasi nisi kjo luftë e hapur mes kryeministrit dhe kryebashkiakut duket se e shkuara e afërt është lënë pas dhe çdo gjë është harruar.

Pak ditë më parë, më 9 prill Leli do të shihej për herë të parë në një aktivitet partiak, siç ishte Kongresi i Partisë Socialiste.

Kjo ishte shenja e parë që kryebashkiaku e kishte mbarruar kohën e “rehabilitimit” dhe tashmë ishte sërish i denjë për të qënë pjesë e socialistëve.

Jo vetëm kaq, por vet kryebashkiaku në të njëjtën ditë, për herë të parë pas një viti, do ti bënte “share” në profilinin e tij fjalës së gjatë që mbajti Rama në Kongres.

Prova e dytë kjo, se tashmë mosmarrëveshjet e tyre kishin marrë fund. Natyrisht që mbetet e paqartë se cili është pakti mes Ramës dhe Lelit që i dha fund zemerimit 1-jeëçar mes tyre, por është fakt se ky moment vjen gati një vit nga zgjedhjet lokale, kur Leli do të kërkojë një mandat tjetër dhe kur Rama do kërkojë të fitojë sërish një nga bashkitë më të rëndësishme për socialistët.