zoom

Slider

FOTO/ Barku i rrumbullakosur, shtohen aludimet për një shtatzëni të mundshme të Kiarës

Këngëtari Luiz Ejlli dhe partnerja e tij, Kiara Tito vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga Big Brother Vip 2.

Së fundmi teksa po festonin 30 vjetorin e prindërve të Kiarës, nga videot dhe fotot e publikuara u shtuan aludimet se çifti do të bëhen prindër.

Kjo pasi Kiara shfaqet me barkun e rrumbullakosur i cili bie menjëherë në sy edhe nga veshja e moderatores.

Edhe pse pak javë më parë, kur çifti ndodhej me pushime në Turqi me anë të një video-live në instagram sqaruan për publikun thashethemet për një shtatzëni të mundshme të Kiarës, pamjet e fundi tregojnë të kundërtën duke ngjallur aludime përsëri.

“Këtu nuk kemi test shtatzënie, por nuk ka shfaqur shenja, kështu të vjella e gjëra, Kiara nuk është shtatzënë”- u shpreh Luizi në video-live.