zoom

Aktualitet

FOTO/ Aksident i shumëfishtë në Rrugën e Kombit, përplasen 6 automjete

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në Rrugën e Kombit mëngjesin e sotëm.

Në aksidentin në afërsi të fshatit Blinisht mësohet se janë përfshirë 6 automjete dhe janë lënduar dy persona.

Në rrugë ka pasur prezencë mjegulle dhe ngricë, gjë që dyshohet se është bërë shkak për përplasjen e automjeteve.

Siç shihet në foto, në akisdent janë përfshirë disa automjete dhe një trajler.

“Në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Blinisht janë përplasur 6 automjete. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale dhe janë lënduar lehtë dy shtetas.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për të përcaktuar shkakun e përfshirjes se automjeteve ne aksident”, raportoi policia.