zoom

Të gjitha

“Flitet vetëm për ata të dy…”/ Mos ndoshta Sindi Loci ka ironizuar sërish Donaldin dhe Borën ?!

Sindi Loçi, ka ironizuar dy binjakët Veshaj në rrjetet sociale. Ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram ku mes të tjerash është pyetur se çfarë mendimi ka për emisionin e tyre “Më lër të flas”.

Në përgjigjen e saj ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’ shkruan se emisioni nuk ka asgjë të veçantë, bën humor burgu dhe seksualizojnë vajzat. Më tej shton se temë kryesore është çifti i famshëm në çdo puntatë.

“Emision pa asgjë të veçantë, intervista të zakonshme, humor “burgu”, skeçe të kopjuara copy-paste nga italianët (mos më bëni të flas për seksualizimin që i bëjnë femrës). Vetëm në Shqipëri ndodhin që emisione të tilla të marrin duartrokitje dhe klikime…Tema kryesore në çdo episod është çifti i famshëm! Pra me pak fjalë, emision sipas mendimit tim, pa pikë kuptimi! Megjithatë, nuk dua të gjykoj, thjesht po shpreh mendimin tim. Mund të jem dhe plotësisht gabim!”, ka shkruar ajo.

Kjo nuk është hera e parë që ajo flet kundër tyre pasi edhe më parë ka sulmuar edhe Donaldin, edhe Borën. Këtë të fundit në një intervistë e ka cilësuar si një njeri shumë të ftohtë./L.K

/Zoom.al