zoom

Politikë

Flet Kryemadhi: Ja pse vendosa të bashkëpunoj me Berishën

Bashkëpunimi i LSI me komisionin e rithemelimit është një bashkëpunim teknik. Kështu u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një interviste televizive. Ajo tha se në zgjedhjet e 6 marsit do të kenë përballë rilindjen mavi dhe rilindjen blu. Kryemadhi u shpreh se nuk është takuar me zotin Berisha por me pjesëtarë të tjerë të grupit të rithemelimit. 

 

Bashkëpunimin me Berishën e keni vetëm për zgjedhjet e 6 marsit? 

 

‘Është një bashkëpunim teknik. Është bashkëpunim teknik që ka të bëjë me procesin administrativ. Ky nuk është një proces me Berishën ështëme grupin e rithemelimit. Unë me zotin Berisha nuk jam takuar. Jam takuar dhe kam komunikuar me zotin Flamur Noka. Jam takuar me Belind Kelliçi. Kam komunikuar në telefon me zotin Klevis Balliu për Lushnjen. Ne jemi të rreshtuar në opozitë kundër Edi Ramës. Nuk bëjmë gjasme sikur jemi kundër Edi Ramës dhe ndërkohë nënshkruajmë koncesione para, tendera, leje ndërtimi nga Edi Rama. Ne jemi në ballore me të. Automatikisht ne do suportojmë çdo kandidat që është kundër Edi Ramës. Sigurisht që kemi dhe rilindjen blu, rilindja mavi dhe rilindja blu aty janë bashkë nuk na bën asnjë lloj përshtypje kjo gjë’.