zoom

Aktualitet

Flet gjyshi i 13-vjeçares: Autori mik i yni, ka vrarë e përdhunuar. Mbesa vinte me patatina e lekë!

Gjyshi i 13-vjeçares, që dyshohet se është ngacmuar nga një 64-vjeçar në Devoll, ka treguar detaje në lidhje me atë që ka ndodhur dhe denoncimin ndaj shokut të tij të dyshuar, njëkohësisht bashkëfshatar.

Gjyshi shprehet se autori është një i njohur i familjes, i cili në raste të caktuara çonte edhe urime. Sipas tij, familjarët kanë zbuluar mesazhe mes vajzës dhe burrit në moshë, ku ata flisnin për faktin se ku do ta linin takimin e radhës. Gjyshi tregon se autori është dënuar më parë për vrasje dhe përdhunimin e një gruaje në fshat.

Policia tha se ndaloi të dyshuarin me iniciativë në fshatin Hoçisht, edhe pse e ka mohuar akuzën. Por gjyshi shprehet se herë pas here vajza vinte me dhurata të vogla, si patatina.

Rrëfimi i gjyshit të 13-vjeçares:

“Kur pardje unë e kisha lënë telefonin mbi divan, kjo (mbesa) erdhi dhe komunikonte me atë. Ajo komunikonte me telefonin tim se nuk ka telefon. Vazhdoi ca kohë dhe unë u mërzita dhe i thashë lëre telefonin se më duhet.

Kjo sikur u step dhe u mundua t’i fshinte ato që kishte shkruar, unë u detyrova ja mora celularin, por nuk e merrja vesh çfarë kishte bërë. Nusja e madhe, kunata e mori e hapi dhe lexoi mesazhet. Në mesazhe thoshin ku do takohen. Ata kishin kohë, por unë para dy ditësh e zura me telefon. Ata takoheshin edhe jashtë fshatit. Mbesa është 13 dhe ai 64 . Në gjak jemi, por të largët, por këtë e joshte me ndonjë lek, na vinte në shtëpi me patetina në dorë.

Vajza thotë më ka prekur në të gjitha pjesët e trupit, por do e shohin mjekët se ka edhe një shenjë në krah. Policia e mbajti telefonin tim deri në 23:30 i regjistroi të gjitha. Ai ka pasur numrin tim të telefonin se edhe më ka uruar për sebepe në messenger. Ai fliste me këtë adresë. Kur vinte vajza me lekë në shtëpi e detyronim të na tregonte ku i gjente dhe na thoshte mi dha filani se e ndihmova, ne e dinim çfarë mund ta ndihmonte atë.

Nuk ja shihnim lekët, por vinte me qeskë me patetina etj. Vajza jeton me nënën dhe motrën, babain e ka në Greqi. Edhe 64 vjeçari ka familjen e tij. Nëpërmjet telefonit kur e zbuluam thirrëm nënën e saj, u detyrova unë të shkoja ta takoja atë(64 vjeçarin) por nuk më doli. Takoj një punonjës policie dhe i them kështu kështu më tha merr, merr tel me vete dhe sille. E pa ai dhe kërkoi vajzën për të bërë denoncim. I tha punonjësve më ka ngacmuar. Ai ka qënë më përpara problematik për dy raste ka vuajtur goxha vite(njëherë për vrasje njëherë për përdhunimin e një gruaje në fshat) Të jatit nuk i kemi treguar, as familjarëve të tjerë na vjen turp… si t’iu thuash….”. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura