zoom

Politikë

Fjalimi nga Parlamenti/Berisha: Antimafia italiane po heton Erion Veliajn

Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Parlament, të enjten e 10 shkurtit ka thënë se antimafia italiane po heton Erion Veliajn dhe se shumë shpejt do të “ecë” drejt Kryeminsitrit Rama.

“Dua të shpreh mirënjohje të thellë ndaj antimafias italiane. Kreu i Meduzës (referuar Ramës) nuk është këtu, sepse e dinte që do t’ja përplasja. Don Agaçio Dhuratëmadhi me gjeneral Lisin ishin si mishi me thoin. Antimafia po ecën me devotshmëri drejt kreut të Meduzës, siç ka ecur drejt Lal Plehut (referuar Veliajt)”,- thotë Berisha.

 

“Për sa i përket problemit të Skavicës, ti je fajtori numër një bashkë me Ramën për përmbytjen e tokave, projekt  për denatyrazimin e Dibrës. Unë jam pro investimeve amerikane, me një kusht që të bëhen me karta të hapura,”- e ka mbyllur fjalën e tij Berisha.