Aplikacion
“Me sa e kam njohur nga larg, Ylli Mihali është një person që mbante trupin në formë dhe tip sportiv. Ylli është një person që nuk mund ta kalonim jashtë vëmendjes. Ishte njeri fizikisht që e mbante veten nën kontroll. Gabimi i tij është se bëri vaksinën”, theksoi Cako.
Ai rrëfeu se edhe një person që njihte kishte vdekur nga Covid-19, pas dy dozave AstraZeneca të marra, duke pësuar trombozë.
Cako paralajmëroi hedhjen e një virusi të ri, që sipas tij, është një bashkim i tre viruseve.
“Duroni, populli shqiptar ëshrë i zgjuar. Asgjë nuk do të bëhet më mirë, në mars e prill, do të jetë katrahurë. Unë kam një informacion, se do të hidhet një virus akoma më i fortë, që do të jetë bashkim i Sars Covid dhe HIV. Situata do të përkeqësohet dhe do t’ia hedhin fajin protestuesve që dalin pa maska. E do të përpiqen të hedhin në luftë civile këta mes të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve”, tha Cako.