zoom

Të gjitha

Fituesit e “MTV European Music Awards”, kryeson Ed Sheeran

“MTV European Music Awards” u mbajt gjatë mbrëmjes së 14 Nëntorit në Budapest ku yjet e muzikës parakaluan në tapetin e kuq, performuan dhe morën çmimet. Për sa i përket këtyre të fundit, fituesit e mëdhenj ishin Ed Sheeran dhe grupi koreano-jugor BTS.

Ed fitoi “Artisti më i mirë” dhe “Kënga më e mirë”, ndërsa banda e djemve rrëmbeu çmimet “Popi më i mirë”, “Grupi më i mirë”, “Popi më i mirë korean” dhe “Fansat më të mëdhenj”.

Saweetie, e cila ishte prezantuesja e mbrëmjes fitoi “Best New”, ndërsa shprehu falënderimet e saj për ekipin: “Faleminderit që punoni 24 orë pa ndërprerje, shtatë ditë të javës. Vërtet që punojmë pa ndalur dhe po shpërblehet. Faleminderit fansave që më mbështesni, keni qenë krah meje qëkur bëja rep në makinë”.

As Rita Ora nuk mungoi në këtë event të rëndësishëm, ndërsa u ngjit në skenë për të prezantuar çmimin për artistin kolumbian, Maluma, i cili fitoi “Artisti më i mirë latin”. Ky i fundit u shpreh në fjalimin e tij: “Kolumbia nuk është më Pablo Escobar, Kolumbia është Maluma Baby”.

Çmime të tjera shkuan për grupin Maneskin si “Rroku më i mirë”, Yungblud “Muzika më e mirë alternative”, “Bashkëpunimi më i mirë” për Doja Cat & SZA. David Guetta fitoi “Muzika më e mirë elektronike”, ndërsa nuk munguan as çmime për Taylor Swift, Little Mix, Billie Eilish e Olivia Rodrigo.