zoom

Lajme

Firmoset kontrata/ Kush do të jetë drejtori i ri sportiv i Milanit?

Firmoset kontrata/ Kush do të jetë drejtori i ri sportiv i Milanit?

Ekipi i Milanit ka firmosur kontratën me drejtuesin e ri sportiv.

Mediat e huaja kanë zbuluar se posti i është besuar Fabio Paraticit

CEO i Milanit, Giorgio Furlani udhëtoi këtë të martë drejt Londrës për të mbyllur akordin dhe për të nënshkruar kontratën.

Ky do të jetë një rikthim për Paraticin në Serinë A, ku më parë ka qenë drejtor sportiv i Juventusit.

Drejtimi i Paraticit pritet të bëjë revolucion tek ekipi i Milanit dhe të rikthejë klubin kuqezi te fitoret e lavdishme.

Fabio Paratici është i pezulluar në Itali deri më 20 Korrik të vitit 2025, për shkak të hetimit të fitimeve kapitale në të cilat ai ishte i përfshirë te Juventus.

Për pozicionin e drejtuesit sportiv te Milani pretendent mes të tjerëve ishte edhe Igli Tare, i cili ka qenë drejtor sportiv te Lazio prej verës 2008 dhe deri në verën e 2023, kur vendosi të largohej pas 15 vitesh./ Zoom.al

Postime të lidhura