zoom

Aktualitet

Fiqiri Mjeshtri vrau babë e bir në Klos, dy vëllezërit: Nuk ishim dakord për lidhjen e tyre

Besnik dhe Fatmir Mjeshtri janë arrestuar mesditën e sotme në Klos pasi akuzohen si bashkëpunëtorë në ngjarjen e rëndë me dy të vrarë dhe dy të plagosur. Të arrestuarit janë vëllezër të Fiqiri Mjeshtrit i cili vrau veten menjëherë pas ngjarjes së rëndë.

Dy vëllezërit e arrestuar kanë deklaruar, se ata nuk kanë qenë dakord për lidhjen e 17-vjeçarit me vajzën e vëllait të tyre. Kur ata morën vesh lidhjen e tyre, e kundërshtuan diçka të tillë.

Ende nuk është zbardhur plotësisht dinamika e ngjarjes, pasi pritet të merren në pyetje edhe të plagosurit e tjerë të cilët aktualisht janë në spitalin e Traumës në kryeqytet.