zoom

Bota

Finlanda dhe Irlanda mbyllin hapësirën ajrore për avionët rusë

Finlanda dhe Irlanda kanë zbatuar sanksionet ndaj Rusisë, në shenjë kundërshtie për nisjen e luftës në Ukrainë.

Këto dy shtete kanë njoftuar se do të mbyllin hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë. Nuk dihet ende se kur do të hyjnë në fuqi masat.

Finlanda ndan një kufi prej 1,300 kilometrash (800 milje) me Rusinë – që do të thotë se një rrugë kryesore për në perëndim nga Rusia do të mbyllet. Vende të tjera si Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Gjermania, Polonia dhe Britania e Madhe kanë marrë tashmë vendime të ngjashme.

Moska, nga ana e saj, ka ndaluar gjithashtu avionët nga disa vende të fluturojnë mbi territorin e saj.