zoom

Të gjitha

“Top Gun: Maverick” do të shfaqet në Festivalin e Filmit në Kanë

 “Top Gun: Maverick” me protagonist kryesor Tom Cruise  do të shfaqet në  Festivalin e Filmit në Kanë. Sipas “Variety”, vazhdimi i dytë i filmit i vitit 1986, “Top Gun”, do të shfaqet në edicionin e 75-të.

Drejtori i kësaj ngjarjeje të rëndësishme kinematografike, Thierry Fremaux, ka kohë që është munduar ta sjell këtë projekt në festivalin e tij, por pandemia e koronavirusit ka bërë që të ketë vonesa në kalendarin e lansimit të filmit më buxhet të lartë.

Tani, “Top Gun: Maverick” pritet të  publikohet nëpër kinematë botërore më 27 maj, ndërsa festivali i Kanës do të mbahet nga 17 deri më 28 maj.

Lista e plotë e filmave konkurrent sivjet do të bëhet e ditur në javën e tretë të muajit prill. I realizuar nga regjisori Joseph Kosinski, filmi “Top Gun: Maverick” krahas protagonistit Cruise i cili e përsërit rolin e pilotit ushtarak, Pete ‘Maverick’ Mitchell, me role i sjell edhe aktorët: Miles Teller, Jennifer Connelly, Jon Hamm, Glen Powell, Lewis Pullman, Danny Ramirez, Monica Barbaro, Ed Harris dhe Val Kilmer.

“Top Gun: Maverick” vjen i realizuar me një buxhet prej 152 milionë dollarësh dhe pritet që premierën botërore ta ketë në San Diego, para se të shfaqet për publikun në Kanë./L.K

/Zoom.al