zoom

Të gjitha

Fifi për Semin: E kam marrë kudo me vete, nuk më falenderoi

Fifi ka zgjedhur që mbrëmjen e djeshme të diskutojë me Granitin mbi marrëdhënien e saj me Semin.

Ajo tregoi se dy këngëtaret kanë bashkëpunuar në një festival, por pas saj raporti i tyre nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Ishim në festival bashkë, Semi ka qenë shumë keq. Kishte muaj që nuk hante, por jetonte vetëm me cigare dhe alkool. Ishte shumë e mbyllur në vetvete, rrinte gjithë kohës vetëm. Isha unë ajo që i qëndrova pranë, e mora në shtëpi, e merrja kudo me vete nëpër koncerte. Në fund ajo nuk më tha asnjë faleminderit. Më shkruante pafund më pas, por unë nuk i ktheja më përgjigje. Pak para se të hynim këtu i bëmë block njëra-tjetrës”, tha Fifi.

Gjithashtu ajo shtoi se konfliktet e shpeshta mes tyre në shtëpi i janë dukur se ishin të shkaktuara nga përplasjet e tyre jashtë shtëpisë.

“Nuk kam pasur asgjë me ty, por çdo gjë që ka ndodhur në shtëpi më është dukur se bëhej për hakmarrje nga konflikti jashtë”, i tha Fifi Granitit.