zoom

Ekonomi

Fierza në pikën kritike, hidrocentralet e Drinit fikin gjysmat e turbinave

Situata hidrike në basenin më të madh ujëmbledhës të kaskadës së Drinit, mbetet problematike.

Mungesa e reshjeve të shiut në këtë periudhë rrezikon ecurinë e punës, ndërsa tashmë mësohet se tre hidrocetralet e kaskadës së Drinit: Fierza, Komani dhe Vau i Dejës po prodhojnë energji me gjysmë kapaciteti.

Nga 261 metra që ishte niveli në liqenin e Fierzës më datë 15 mars, sot është 258 metra, duke shënuar një rënie me 3 metra brenda një jave.

Situata bëhet edhe më e pashpresë, pasi nga parashikimi i motit të paktën për disa ditë nuk pritet të ketë reshje të tjera.

Ujëmbledhësi i Fierzës, që shërben edhe si rregullator për dy hidrocentralet e tjera, nivelin e tij maksimal e ka 296 metra, ndërsa minimalin, kur edhe ndalet plotësisht puna, e ka 240 metra.