zoom

Lajme

Fatma Haxhialiu zbulon gjininë e fëmijës së dytë

Moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu do të bëhet nënë për herë të dytë dhe do të sjellë së shpejti në jetë një djalë.

Gazetarja e zbuloi vetë gjininë e fëmijës së dytë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Nuk mund të ishim më të lumtur që Zoti na bekoi me një tjetër mrekulli dhe Kianit iu plotësua dëshira …”- shkruan Fatma në profilin e saj në Instagram.

Disa javë më parë, përmes një video surprizë, Fatma Haxhialiu dhe partneri i saj zbuluan se do të bëhen prindër për herë të dytë. Së bashku me djalin e tyre Kian, ata ndanë momentet e bukura kur Kian mëson se do të jetë vëlla i madh në familje dhe së shpejti dëshira e tij do të plotësohej.