zoom

Aktualitet

Fat tragjik për shqiptarin në Itali, shtypet në vendin e punës (EMRI)

Një shqiptar vdiq tragjikisht në vendin e punës në Itali.

Mediat italiane raportojnë se 52-vjeçari që humbi jetën është identifikuar si Nazmi Morina.

Ai po përdorte një vinç në një kantier ndërtimi për të shkarkuar një paletë me materiale të reja, në momentin kur ngarkesa, që peshonte mbi 1 ton, ra në tokë, duke shtypur shqiptarin.

Nazmi Morina vdiq menjëherë pas aksidentit.

Ai ishte baba i katër fëmijëve. Prej vitesh ai jetonte me familjen në Rudiano.