zoom

Lajme

VIDEO/ Fansat i përmendin Bes Kallakun gjatë këngës “Mashtruese”, ja si reagon Xhensila Myrtezai

Lajmi për ndarjen dhe procedurat e divorcit për një nga çiftet më të njohura të shoubizit shqiptar, ka prekur jo pak edhe fansat.

Xhensila Myrtezaj është një nga artistet më të përfolura të momentit, teksa këngëtarja i ka dhënë fund martesës disa vjeçare me aktorin Bes Kallaku.

Por e ftuar në një nga klubet në fundjavë, teksa Xhensila ishte duke performuar hitin e saj në bashkëpunim me këngëtarin Bardhi, ‘Mashtruese’, fansat i kanë përmendur emrin e Bes Kallakut.

Ndërsa këngëtarja i thumbon me fjalët: “Xheloz ëëë”.

Ishte Bes Kallaku që zbuloi ndarjen gjatë një rrëfimi te “Ferma VIP”, teksa tha se fëmijët e tyre jetojnë me këngëtaren, të cilës iu është referuar si ish-bashkëshortja, duke zbuluar fundin e martesës. /ZOOM.AL/

@tteutaalushi

@Xhensila Myrtezaj #viral #fyp #tiktok #perty #tiktok #perty #foryoupage #albania #shqipe #xhensilamyrtezaj #beskallaku #fypシ゚viral

♬ suono originale – Tea✨