zoom

Të gjitha

Fansat e Justin Bieber të shqetësuar / Ylli botëror anulon sërish koncertet

Ylli i muzikës pop, Justin Bieber, është duke shtyrë edhe një tjetër shfaqje të planifikuar për shkak të sindromës Ramsay Hunt. Një deklaratë e lëshuar nga përfaqësuesi i turneut të Bieber, njoftoi se muzikanti nuk do të performojë në një shfaqje të premten e ardhshme për shkak të shëndetit të tij.

“Në rikuperimin e vazhdueshëm të Justin, shfaqjet e mbetura të turneut të planifikuara për qershor dhe fillim të korrikut, duke përfshirë Summerfest në Milwaukee të premten, 24 qershor 2022, do të shtyhen”, thuhet në deklaratë.

Në një video të ndarë në Instagram javën e kaluar, Bieber bëri me dije se ana e djathtë e fytyrës i ishte paralizuar për shkak të sindromës Ramsay. Justin këto kohë anuloi shfaqje të shumta në Toronto. Muzikanti ishte planifikuar të performonte më 7 dhe 8 qershor në Scotiabank Arena.

Sindroma e Bieber shkaktohet nga një infeksion i virusit varicella-zoster, i njëjti që shkakton linë e dhenve dhe herpesin, që nënkupton se kushdo që ka vuajtur njërën prej këtyre sëmundjeve mund të vuajë gjithashtu këtë sindromë./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura