Aplikacion
Luciano Spalletti, trajneri i Italisë foli për SKY, ku nuk la pa përmendur Europianin, me ekipin që është në grup me Spanjën, Kroacinë e Shqipërinë.
“Fanella e Italisë është më e bukura në botë. Është gjëja më e mirë që mund të më ndodhte, jam në pikën më të lartë në historinë time. Scamacca? Nuk jam i befasuar, e pashë kundër Ukrainës dhe Anglisë. Ai është një nga tre sulmuesit qendrorë të kombëtares. Për mua është shumë i rëndësishëm, falënderoj Gasperinin për punën që ka bërë me të. Duhet të jemi gati, është një kompeticion shumë i rëndësishëm. Ne duam që italianët të thonë “ne jemi krenarë për ju”, tha ai.
Edhe tekniku spanjoll De La Fuente, e sheh të vështirë grupin, por beson te suksesi. Ai tha se kanë kapacitetet për të luajtur mirë dhe fituar kompeticionin, duke treguar respekt maksimal për kundërshtarët, përfshi edhe Shqipërinë. “Nuk ka ndeshje të lehta. Të gjithë kanë mundësi të barabarta për të luajtur. Do jenë ndeshje të vështira”, u shpreh De La Fuente.
Spanja ka shpallur listë me 29 lojtarë dhe teknikut iberik i duhet të skarcojë në fund të javës tre prej tyre. /ZOOM.AL/