zoom

Lajme

EURO 2024/ Të shtunën Shqipëria nis aventurën evropiane, zbulohet formacioni i Italisë

Italia do të debutojë në Euro 2024 në sfidën e së shtunës përballë Shqipërisë, në Signal Iduna Park të Dortmundit.

Të dyja skuadrat janë pjesë e grupit B, bashkë me Kroacinë dhe Spanjën. Po cili do të jetë 11-shja startuese që do të përzgjedhë Spaletti në sfidën përballë Shqipërisë? A do të luajë Nicolo Barella nga minuta e parë?

Mediat sportive në Itali, po përpiqen që tani të “futen” në mendjen e Spallettit, për të provuar dhe gjetur formacionin titullar për sfidën e parë. Kështu është Corriere dello Sport, që thekson se me shumë gjasa formacioni titullar i “Azzurrëve” do të jetë ky:

Donnarumma, Darmian, Bungiorno, Bastoni, Cambiaso, Jorginho, Cristante, Dimarco, Frattesi, Chiesa dhe Scamacca.

Një skemë 3-5-2 kjo e Spalletti, ku Chiessa do të ketë rolin e sulmuesit të dytë, pas shpinës së Scamaccës. Ndërkohë që Barella, mesfushori i Interit, pritet ta nisë nga stoli, me Spalettin që në rast se do ta ketë të nevojshme, do ta aktivizojë atë gjatë minutave të pjesës së dytë. /ZOOM.AL/