zoom

Lajme

EURO 2024/ Lojtari i Spanjës i trembet Shqipërisë: Grup i vështirë, edhe ata janë fuqizuar shumë

Ndryshe nga Shqipëria, ku palët, trajneri dhe Federata, po presin përfundimin e “Euro2024” për të dalë me një vendim zyrtar për rinovimin e kontratës me Sylvinho-s deri në 2026, Spanja bën të kundërtën.

“Furitë e kuqe”, drejtuesit e Federatës, vendosën të konfirmojnë De La Fuente-n pak përpara startit të Evropian, një shenjë kjo e besimit që kanë ndaj trajnerit.

De La Fuente firmosi një kontratë të re deri në 2026, me objektiv triumfin në Evropian dhe më pas në Botëror. De La Fuente mori drejtimi ne Spanjës pas shkarkimit të Luis Enrique. Në 12 ndeshje ka një mesatare prej 2,33 pikësh. Përfaqësuesja iberike shihet si një nga favoritët kryesor për të triumfuar në Gjermani, ku bëjnë pjesë në Grupi E së bashku me Itali, Kroacinë dhe Shqipërinë.

Ylli i këtij ekipi është Rodi, mesfushori i Man.City. Në sytë e tij, Spanja i ka të gjithë numrat për t’i shkuar deri në fund këtij turneu, por pranoi se bëjnë pjesë në një grup të vështirë: “Italia? Situata e tyre është kaotike, pasi nuk morën pjesë në dy Botërore radhazi, por në mes fituan Evropian. Gjithsesi, sa herë Italia është prezente nuk mungojnë surprizat.

Kroacia dhe Shqipëria? Dy kocka të tjera të forta. Kroacinë e njohim, një skuadër e vështirë për t’u parashikuar. Pastaj është edhe Shqipëria, një skuadër që duhet kapur me pinca. Jemi përballur në të kaluarën, por në vitet e fundit janë fuqizuar shumë. Shkurt, do të jetë tepër e vështirë”, u shpreh Rodri. /ZOOM.AL/