Aplikacion
Edhe pse përhapja e gjuhës së urrejtjes online gjatë eventeve sportive ka qenë prezent, ishte hera e parë që “infektimi” u përhap aq shumë në publik dhe në media.
Tani, policia, organizatat sportive dhe private që janë punësuar për të bllokuar përmbajtjen abuzive po përdorin eurot e kësaj vere për të nxjerrë në pah përmirësimet legjislative dhe teknologjike që mund të zbatohen për të ndihmuar në mbrojtjen e lojtarëve këtë herë.
Realiteti është se abuzimi me të cilin përballen lojtarët e ndeshjeve të profilit të lartë është vetëm maja e ajsbergut e një kulture të përhapur bullizimi online që prek futbollin në ccdo nivel dhe ka ndikim direkt në gjendjen e futbollistëve.
Ne kemi hulumtuar si gjuha e urrejtjes ka evoluar në turet ndërkombëtare të futbollit brenda viteve, që nga 2008-a.
Futbolli ka patur gjithmonë problem me gjuhën e urrejtjes, shumë para zhvillimit të rrjeteve sociale. Rrjetet thjesht e kanë bërë më të lehtë përhapjen dhe ndërhyrjen. Sigurisht edhe ndikimin, në publik dhe tek viktima.
Domethënia e lojës, në nivel individual ku investohet shumë nga identiteti dhe emocionet e lojtarit, si edhe në nivel shoqëror, ku ndeshjet përdoren si mjete politike për të ndërtuar një ndjenjë krenarie kombëtare, është habitati perfekt abuzimin virtual dhe përplasjen e kulturave.
Turet e futbollit janë pika të nxehta ku kultura dhe shtete të ndryshme përballen në një mjedis hiper-konkurrues.
Tifozët e shohin performancën e tyre si një simbol i një ccështje shumë më të gjerë, p.sh emigracioni. Një anketë e bërë së fundmi në Gjermani, për diversitetin etnik të skuadrës kombëtare ka ngritur shqetësim atje në një kohë kur e djathta ekstreme po pëson rritje.
Lojtarët janë subjekt i dëmeve të shumta që bëhen në rrjet, nga cënimi i privatësisë, sharjet, përndjekjet etj. Ata që i sfidojnë diskriminimet janë më të predispozuar për t’u sulmuar online. Sigurisht, kjo i ndikon ato profesionalisht dhe personalisht.
Megjithatë, është e habitshme se sa e normalizuar dhe e pranuar është bërë kjo. Lojtarët marrin trajnime për mediat sociale, por kjo rrallë prek mënyrën se si të përballen me abuzimin. Shumica e klubeve kanë mungesë të burimeve dhe personelit të klubit, nuk kanë njohuri të specializuara rreth abuzimit në internet, efektit të tij dhe mënyrës se si të përgjigjet.
Është e rëndësishme të kuptohet se problemi shkon përtej lojtarëve. Tifozët shpesh inkuadrohen në media dhe si autorë. Megjithatë, ata janë edhe grupi që preket më shumë nga abuzimi online. Kur Marcus Rashford u diskriminua në mënyrë racore, çdo tifoz me ngjyrë që i shihte ato postime në Tëitter ishte gjithashtu viktimë e racizmit.
Gjetjet tregojnë se ky lloj abuzimi ndja një lojtari, edhe një një tifoz e kthen në abuzues. Tifozeria e futbollit bëhet një qark vicioz urrejtje.
Abuzimi në internet ka implikime më të gjera dhe ndonjëherë të papritura. Për shembull, intervistat tona me gazetarët e futbollit tregojnë se kultura e abuzimit çon në vetëcensurim të punës. Elementet toksike të tifozëve mund të përdoren për të heshtur gazetarët dhe kritikët e tjerë, pikëpamjet e të cilëve kundërshtohen.
Nuk ka një ‘plumb argjendi’ dhe nuk ka gjasa që ky abuzim të çrrënjoset plotësisht. Sektori privat ka kapitalizuar problemin, duke zhvilluar produkte që kapin abuzimin në internet dhe mbrojnë llogaritë e mediave sociale të sportistëve. Këto shërbime përdoren gjithnjë e më shumë nga klubet profesionale. Kjo mund të mbrojë atletët elitarë, por thjesht po maskon problemin.
Nevojitet legjislacion që vendos barrën e përgjegjësisë mbi platformat e mediave sociale. Nevojiten politika dhe ligje që do të inkurajojnë organizatat sportive dhe civile të mbrojnë punonjësit dhe anëtarët nga abuzimi në internet.
Futbolli është një magnet për abuzimin në internet. Megjithatë, për shkak të mënyrës se si ndikon në trurin e publikut, ofron mundësinë e përsosur për të artikuluar, edukuar dhe sfiduar çështjen më të gjerë të abuzimit në internet./TheConversation
Shpërthimi në Zubin Potok/ Rama: Akt kriminal! BE të heqë menjëherë sanksionet ndaj Kosovës