zoom

Politikë

Etika jep dënimet për deputetët e PD, Palokës i ikën rroga e muajit, Doda merr 20 ditë

Pas përlasjeve dhe tensioneve të fundit të krijuara në sallën e Parlamentit, Partia Socialiste ka kërkuar të merren masa disiplinore ndaj Edi Palokës dhe Petrit Dodës.

Raportohet se Sekretariati i Etikës ka vendosur të dënojë me 40 ditë përjashtim Edi Palokën dhe me 20 ditë Petrit Dodën.

Seanca e një dite më parë u shoqërua me tensione të shumta si jashtë Kuvendit ashtu dhe brenda në sallë.

Deputeti Edi Paloka dogji rregulloren e Kushtetues dhe ia hodhi kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës, ndërsa Petrit Doda iu ‘sul’ me fjalë Enkelejd Alibeaj, i cili qëndronte i ulur në karrigen e tij.

Pavarësisht tensioneve, projektligjet e rendit të ditës u miratuan, përveç ‘Lojërave të Fatit’ që u shty. /ZOOM.AL/