Aplikacion
Lista do të përfshijë stacionet e trenave nëntokësore dhe parkingjet e makinave , si dhe ndërtesat qeveritare dhe pronat private.
Gjithashtu do të përpilohet një direktori dixhitale e strehimoreve emergjente në mënyrë që qytetarët t’i gjejnë ato sa më shpejt duke përdorur një aplikacion të telefonit celular. Qytetarët do të inkurajohen gjithashtu që të krijojnë strehimore në shtëpitë e tyre duke rindërtuar bodrumet dhe garazhet.
Zëdhënësi i ministrisë nuk pranoi të jepte një plan kohor, duke thënë se ishte një projekt i madh që do të merrte pak kohë dhe do të përfshinte Zyrën e Mbrojtjes Civile dhe Ndihmës ndaj Fatkeqësive dhe autoritete të tjera shtetërore.
Gjermania, siç raportohet nga AFP , ka 579 strehimore për 84 milionë banorët e saj. Në të kaluarën, vendi kishte rreth 2000 strehimore.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike