zoom

Bota

“Është zgjatim i kishës serbe” / Milo Gjukanoviç: Mali i Zi nuk ka Qeveri

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç beson se ngjarjet në Cetinje kanë treguar se “Mali i Zi mund të jetë shteti i vetëm i pavarur në botë, i vetmi shtet anëtar i OKB -së që nuk ka qeverinë e vet”.

Qeveria aktuale është, siç e karakterizoi ai “shërbimi profesional e zgjatim i kishës serbe”.

Në një fjalim në konferencën e zgjedhjeve lokale të Partisë së Demokratëve Socialistë në Nikshiç, ai akuzoi qeverinë malazeze se ndoqi “verbimin agresiv të misionit të Kishës Ortodokse Serbe për të pushtuar Cetinjen”, duke i vënë në dispozicion kishës serbe të gjitha burimet e sa, përfshirë gazin lotsjellës të luftës”.

Ai vuri në dukje se qeveria aktuale ka premtuar se do të çlirojë Malin e Zi, se shteti do të jetë një shoqëri e drejtësisë, një shoqëri e sundimit të ligjit, ku do të pasojë koha e prosperitetit të plotë ekonomik, sipas gazetës “Dan”.

“Sot, një vit më vonë këto ndryshime dhe rreth gjysmë viti pas ndryshimit të qeverisë në Nikshiç, ne pamë se ata e kishin seriozisht kur njoftuan se do të na çlironin me partizanë e antifashistë në një betejë brutale kundër Malit të Zi civil, laik dhe europian”, tha Gjukanovic.

Në fund të fjalimit, ai tha se vlerat e vërteta mund të mbrohen jo vetëm nga autoritetet, por edhe nga opozita, duke argumentuar se partia që ai drejton e ka treguar këtë në më shumë se një rast.