zoom

Lajme

“Është në piedestal” – Astrologu zbulon emrin e fituesit të Big Brother sipas astrologjisë

Mes pesë finalistëve, një prej tyre është më i favorizuar për t’u shpallur fitues i edicionit të tretë të Big Brother VIP, sipas parashikimit të yjeve.

Astrologu Jofiel Koço zbuloi se në vend të parë sipas astrologjisë, qëndron Meritoni, me shanset më të mëdha për të fituar falë pozicionit të planetëve.

Pas tij, astrologu renditi Eglën, ndërsa emrin e Heidit e përmendi si banoren me më pak shanse që të rrëmbejë çmimin e madh.

“Personi më i favorizuar astrologjikisht është Meritoni. Sepse ka një grupim yjesh që nuk e kanë të tjerët. Heidi ka një pozicion që e shqetëson. Juli bashkë me Romeon kanë përmirësim si shenjë e Virgjëreshës që janë të dy, por përsëri ka dy planetë që i qëndrojnë keq dhe që i krijojnë probleme.

Në vendin e parë nga yjet, duke gjykuar vetëm nga yjet Meritoni është në vendin e parë, momentalisht ka një tranzit të fuqishëm të planetit mjaft të rëndësishëm Jupiterit në shenjën e Binjakëve dhe që është pikërisht në hyrje sepse Meritoni është fillimi i shenjës së Binjakëve. 10-ditëshi i parë.

Momentalisht kemi edhe planetin Vener që hyn në shenjën e Binjakëve pikërisht ditën e sotme është edhe ajo tranzit. Ky grupim bashkë me Diellin e vendos atë në piedestal, më lart nga të gjithë.

Në vendin e dytë për nga favorizimi astrologjik që nuk ka pengesa përpara është Egla. Në vendin e tretë do vendosja dy Virgjëreshat që kanë një problematikë përpara. Kanë përmirësim por prapë nuk është përfundimtar.

Në fund do të vendosja Heidin sepse është vërtetë në fundin e Luanit por preket edhe nga influencat e Virgjëreshave”, tha astrologu Jofiel Koço në “Top Albania Radio”.