zoom

Kosova

Escobar nga Kosova: Dy vendet duhet të marrin vendime të vështira, presim marrëveshje historike

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, në një konferencë për media ka thënë se nuk i kërkohet vetëm Kosovës të marrë vendime të vështira, por se e njëjta thirrje vlen edhe për Serbinë për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit.

Escobar viziton këtë javë rajonin, tur që ka zgjedhur ta nisë me Kosovën. Sot ai ka takuar presidenten Vjosa Osmani ndërsa nesër pritet të takojë kryeministrin Albin Kurti.

“Ka shumë punë për të diskutuar për disa sfida, duke përshirë edhe vendimin e BQK-së për të gjetur mënyra se si të ecim përpara që përfshijnë Asociacionin po jo vetëm atë. Siç e përmendi edhe presidentja, të dyja palët duhet të vazhdojnë me zbatimin e plotë dhe gjithashtu për të pasur një marrëveshje historike.

Por, ne ftojmë edhe Serbinë që të vazhdojë të zbatojë, prandaj nuk është një përpjekje unilaterale që vetëm Kosova duhet të marrë vendime të zorshme e të vështira që marrëveshja e Ohrit të bëhet realitet”, tha ai.

Para vizitës, Escobar shprehu rezerva edhe për sjelljen e kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij ndaj SHBA-ve dhe përpjekjeve perëndimore. /ZOOM.AL/