Aplikacion
Mësohet se se prej orës 10:00, Veliaj u pyet brenda Prokurorisë së Posaçme nga agjentët e BKH-së dhe në prani të dy avokatëve të tij, Ermir Beta dhe Artur Selmani.
Marrja në pyetje e kryebashkiakut në cilësinë e personit nën hetim, ka zgjatur 1 orë e 30 minuta dhe Beliaj është kthyer në paraburgimin e Durrësit, ku ndodhet prej më shumë se një muaji.
Veliaj u arrestua më 10 shkurt, i akuzuar për dy vepra penale, atë të “korrupsionit pasiv” në 9 raste dhe “pastrim parash”. 2 ditë më vonë, u verifikua masa e “arrestit me burg” ndaj tij në GJKKO, ndërkohë që për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa u caktua masa e “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.
Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi të enjte e kaluar masën e caktuar nga Shkalla e Parë, duke vlerësuar njësoj mbi argumentet e SPAK, se lënia në një masë më të butë do të rrezikonte hetimet e tjera.
Veliaj vetë dhe avokatët e tij, në dy seanca njëra pas tjetrës, kërkuan zëvendësimin e masës, duke vënë në alternativë edhe garancinë pasurore.
Pas lënies në qeli nga Apeli i GJKKO, Veliaj shkroi në rrjetet sociale se prokurorët i kanë ngritur një kurth duke përgjuar bisedat e tij telefonike me familjarët nga burgu.
“Por, këta më ngritën edhe një kurth, duke më vënë në përgjim bisedat me gruan e me vëllain nga burgu, dhe shfrimet e mia i kthyen në një dosje të re!“, shkruan Veliaj
Avokati Maksim Haxhia, tha se nuk plotësohet asnjë kusht që Veliaj të qëndrojë në qeli. Kryebashkiaku pritet t’i drejtohet Gjykatës së Lartë me rekurs kundër vendimeve që e lanë në burg.
Ekuinoksi pranveror:Universi po u dërgon mesazhe serioze këtyre shenjave të zodiakut