Aplikacion
Aji kërkoi që të verifikohej lënda e hedhur në sallën e parlamentit nga deputetja e PD-së, Elda Hoti.
“Nga deputetët në Kuvendin e Shqipërisë po marr ankesa për shkak të një ere të rëndë që ndjehet si era benzinë. Kërkoj 10 minuta pushim në këtë sallë në mënyrë që të verifikohet se çfarë ishte lënda që u hodh në Kuvendin e Shqipërisë. Këtë ankesë e kam nga shumë deputetë. Kjo është e papranueshme. Ju lutem bëni verifikimin e provave. Rikthehemi për 10 minuta”, tha Spiropali.
Por deputetja e PD jashtë Kuvendit pretendoi se ishte thjesht aromatizues dhe nuk rrezikonte jetën e socialistëve.
“Ajo që hodhëm në Parlament nuk rrezikonte deputetët, ishte një aromatizues. Le ta verifikojë Prokuroria dhe SPAK, bëri kërcënim ndaj meje. Nuk trembem nga SPAK”, tha ajo.