zoom

Bota

Epoka post-Merkel, cilat janë pritshmëritë e gjermanëve pas zgjedhjeve

Gjermania nis një të ardhme pa kancelaren Angela Merkel, e cila shërbeu në krye të vendit për 16 vite me radhë.

Të dielën votuesit shprehën pritshmëritë e tyre për një qeveri të re federale dhe sot pas një rezultati të ngushtë mes partive, janë zgjuar me pyetjen kush do të jetë kancelar.

Qytetarët në kryeqytetin gjerman, Berlin shprehen se ata po shpresojnë për politika të reja për të sjellë përmirësime në ekonomi dhe arsim, si dhe për të trajtuar çështje kyçe të tilla si ndryshimet klimatike.

“Shpresoj që politika ekonomike të jetë e qëndrueshme dhe të ketë më shumë aksione në vend që të flasim vetëm për mbrojtjen e mjedisit. Shpresoj gjithashtu që të ketë më shumë investime në arsim, sepse është e ardhmja. Dhe që të rinjtë të fitojnë më shumë për pensionet e tyre”, u shpreh një qytetar.

Në Këln, udhëtarët gjatë rrugës për në punë nuk ishin të sigurt se çfarë do të vinte tani në epokën e re post-Merkel.

“Rezultati nuk është i qartë dhe unë jam i shqetësuar për të gjetur se kush do të hyjë në negociatat e koalicionit tani”, tha Andreas Wolfram, duke shtuar se do të do të preferonte  SPD me të Gjelbrit dhe FDP”.

Partia Social Demokratike e qendrës së majtë  fitoi zgjedhjet e përgjithshme të së dielës me 25.7 përqind të votave, duke mposhtur konservatoret CDU/CSU.

Pjesa e votave të SPD u rrit me 5.2 pikë përqindjen krahasuar me katër vjet më parë, ndërsa rivalët kryesorë të saj pësuan humbje të mëdha çka tregon se gjermanët kanë nevojë për një ndryshim në qeverisje dhe për një figurë të re në krye të kancelarisë.