zoom

Aktualitet

EMRI+DETAJE/ Kush është 40-vjeçari të cilit iu hodh në erë lokali

Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi i tritolit i regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Tiranë.

Lokali i cili u hodh në erë është në pronësi të Armand Xhaferrajt, 40 vjeç.

Lënda plasëse është vendosur para derës dhe nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat, karrike, tavolina dhe një makinë, që ka qenë e parkuar jashtë.

Deri më tani dyshohet që shkak për ngjarjen të jetë bërë një konflikt pronësie.

Grupi hetimor po mbledh kamerat e sigurisë në zonë si edhe po merr dëshmi për të zbardhur ngjarjen.