zoom

Aktualitet

Emri/ Vritet me armë zjarri një 33-vjeçar në Shkodër! Detaje nga ngjarja

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në qytetin e Shkodrës mbrëmjen e sotme (21 shtator).

Raportohet se një 33-vjeçar ka humbur jetën nga të shtënat me armë.

Viktima është identifikuar si Valter Fierza, ndërsa nuk dihen ende detajet e ngjarjes së rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Hot i Ri rreth orës 21.48.

Policia po punon për identifikimin e autorit/ve të ngjarjes dhe janë ngritur pika kontrolli.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.