zoom

Aktualitet

EMRI/ Kush është 20-vjeçari që humbi jetën në aksident në Durrës

Identifikohet 20-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor të shënuar pasditen e kësaj të premteje në Durrës.

Dorjan Ndoj u përplas për vdekje nga 33-vjeçari Ledi Buna, që po lëvizte me makinë në segmentin rrugor Shënavlas-Sektor Rinia.

20-vjeçari Ndoj po ecte në këmbë kur u aksidentua.

Sipas dëshmitarëve, ai sapo kishte dalë nga një lokal në zonë kur u përplas.

Shoferi Ledi Buna u shoqërua në polici pas aksidentit.