zoom

Aktualitet

Aksident tragjik në Durrës, përplaset për vdekje 20-vjeçari

Një aksident me vdekje u shënua pasditen e kësaj të premteje në Durrës.

Viktimë e aksidentit ishte një 20-vjeçar, i cili u përplas për vdekje nga një makinë, që drejtohej nga një 33-vjeçar në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.

Referuar policisë, i riu që humbi jetën ishte këmbësor.

30-vjeçari që shkaktoi aksidentin u shoqërua në komisariat pas ngjarjes për t’u marrë në pyetje dhe për të zbardhur dinaminkën e shkaqet.

Në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina, automjeti me drejtues shtetasin L. B., 33 vjeç, ka goditur këmbësorin, shtetasin D. N., 20 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit shtetasi L. B, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.