zoom

Aktualitet

Shtypi për vdekje këmbësorin në Berat dhe u arratis, kapet në ndjekje shoferi 69-vjeçar

Aksidentoi me pasojë vdekjen një këmbësor 65 vjeç mbrëmjen e djeshme dhe u largua nga vendi i aksidentit duke fshehur automjetin, policia e identifikon dhe e vë në pranga 69-vjeçarin e dyshuar. Gjithashtu, gjendet dhe bllokohet automjeti tip “Nissan” që drejtonte i arrestuari.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore Berat, konfirmuan se si rezultat veprimeve intensive dhe të shpejta hetimore, të kryera për zbardhjen e rrethanave të një aksidenti me pasojë vdekjen, kanë identifikuar shoferin B. K., 69 vjeç, banues në Berat, duke e ndaluar brenda pak orësh.

“Automjeti tip “Nissan” që drejtonte ky shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 19:40, në vendin e quajtur “Ura e Salillarit”, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. H., 65 vjeç, banues në Berat, i cili ditën e sotme humbi jetën në Spitalin e Tiranës. Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka fshehur automjetin në qytetin e Dimalit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Policia gjatë kontrolleve, ka gjetur dhe ka bllokuar automjetin e tij tip “Nissan”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/