zoom

Aktualitet

EMRAT/ Armëmbajtje pa leje dhe baste ilegale, policia aksion në Tiranë, 7 të arrestuar

EMRAT/ Armëmbajtje pa leje dhe baste ilegale, policia aksion në Tiranë, 7 të arrestuar

Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pas dy operacioneve të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

Lavdim Bregu 61 vjeç, Brahim Çura 66 vjeç, Alken Kokiçi 22 vjeç, Feim Ismaili 60 vjeç, Indrit Loka 38 vjeç dhe Albert Dedej 50 vjeç u kapën në një lokal në Vorë, u duke organizuar lojëra fati, me celularë.

Gjatë kontrollit në lokal u gjetën 6 celularë që përdoreshin për lojëra fati dhe 900 000 lekë të dyshuar të përfituara nga kjo veprimtari.

“Si rezultat i punës intensive hetimore dhe kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, strukturat e DVP Tiranë finalizuan gjatë 24 orëve të fundit, 2 operacione, gjatë të cilëve u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga 7 shtetas.   

-në kuadër të operacionit “Fair Play” Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike arrestuan shtetasit L. B., 61 vjeç, B. Ç., 66 vjeç, A. K., 22 vjeç, F. I., 60 vjeç, I. L., 38 vjeç dhe A. D., 50 vjeç, pasi në lokalin e shtetasit L. B., në Vorë, u kapën 5 shtetasit e tjerë, duke organizuar lojëra fati, me celularë. Gjatë kontrollit në lokal u gjetën 6 celularë që përdoreshin për lojëra fati dhe 900 000 lekë të dyshuar të përfituara nga kjo veprimtari, njoftoi sot policia.

Ndërkohë 25-vjeçari Klodian Mustafa u arrestua në rrugën “Myslym Keta”.  Gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjetën 2 armë zjarri automatike me municion, të cilat dyshohet se ai i posedonte me qëllim shitjen.

“Në kuadër të operacionit “Next” Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. M., 25 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Keta”, gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjetën 2 armë zjarri automatike me municion, të cilat dyshohet se ai i posedonte me qëllim shitjen”, informoi më tej policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Postime të lidhura